image

Daniel Kosta - Përshtypjet e tij për trajnimin në Dizajn Grafik

Innospace Tirana: Më shumë rreth Danielit?

Daniel: Jam 26 vjeç, kam studiuar Gjuhën Ruse në Universitetin e Tiranës. Para 10 muajsh kam marrë hapin për t’u përfshirë ne fushen e Dizajnit Grafik, duke e nisur në mënyrë autodidakte, vijuar më pas me trajnimin në Innospace Tirana Academy. Pjesa më e madhe e kohës së lirë gjithashtu mbulohet me Dizajn, e cila ndiqet nga librat dhe filmat.

Innospace Tirana: Si dëgjuat për trajnimin në Innospace Tirana Academy?

Daniel: Pasi shfaqa interes për Dizajnin Grafik dhe fillova të mësoj në mënyre autodidakte, vëllai më sugjeroi trajnimin duke më drejtuar në Instagram/linkun e programit.

Innospace Tirana: Si ka qenë experienca juaj gjate trajnimit?

Daniel: Orët e trajnimit të strukturuara për të qënë sa më praktike, ambienti komod me vendndodhje në zemër të Tiranës, bashkë me kurikulën dhe metodikën e trajnimit të drejtuara nga Joreldi, krijuan eksperiencë përvecse të vlefshme dhe te dobishme, por edhe të veçantë.

Innospace Tirana: Mendimi juaj për kurikulën e programit dhe metodikën trajnimit?

Daniel: Duke patur parasysh që në trajnim, përvecse jemi prezantuar me fushën e Dizajnit Grafik, por kemi prekur çdo aspekt te saj, mund të them që programi ka qënë i kompletuar. Organizimi dhe drejtimi i tij, në bazë të kurikulës dhe metodikës, e bën këtë program jo vetëm të kënaqshëm, por edhe efiçent dhe që t’ja vlejë.

Innospace Tirana: Pjesa pas trajnimit ( ku punoni tani?) a ju ka ndihmuar ky program në rolin që keni aktual?

Daniel: Pasi mbarova trajnimin, fillova si Junior Graphic Designer tek Parallel, aktualisht punoj edhe si freelancer. Në kohën e lirë gjithashtu merrem me projekte personale. Njohuritë dhe metodikat e përftuara në trajnim ndihmojnë dhe aplikohen në përditshmëri, qoftë në projekte personale apo komerciale.

Innospace Tirana: Plani juaj afatgjatë. Ku e shikoni veten pas 5 -10 vjetësh?

Daniel: Aktualisht nuk kam një plan specifik, përvecse të ushtrohem dhe aftësohem në mënyrë konstante, në mënyrë që një ditë të jem gati për cdo projekt që do më terheqi, pavarësisht madhësisë apo rëndësisë së tij.

Innospace Tirana: A do e sygjeronit trajnimin e Dizajnit Grafik në Innospace Tirana Academy?

Daniel: Sigurisht, mund të them që ky trajnim është themelor në rritjen profesionale në Dizajn Grafik. Krijimi I bazave të forta është I vlefshëm jo vetëm ne hyrjen apo prezantimin në këtë fushë, por për gjithë ecurinë afatgjatë.


image

Elda Fejzo - Përshtypjet e saj për trajnimin në Dizajn Grafik

Innospace Tirana: Më shumë rreth Eldes?

Elda: Jam 23 vjeç dhe kam mbaruar studimet për Psikologji në Universitetin e Tiranës në vitin 2018. Kam qenë gjithmonë e apasionuar pas Dizajnit Grafik dhe Ilustrimeve, dhe kjo më ka shtyrë që t’i praktikoj edhe pa qenë e arsimuar në këto fusha, gjatë edhe pas universitetit. Trajnimi i Innospace ishte një mundësi e mirë për të përvetësuar njohuritë që kisha dhe për të mësuar më shumë.

Innospace Tirana: Si dëgjuat për trajnimin në Innospace Tirana Academy?

Elda: Një mikeshë më dërgoi njoftimin e postuar në Instagram për kursin e Dizajnit Grafik dhe vendosa të regjistrohesha.

Innospace Tirana: Si ka qenë experienca juaj gjatë trajnimit?

Elda: Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë dhe e vlefshme. Joreldi është shumë mbështetës dhe i përgatitur, çdo orë ishte e organizuar në mënyrë interaktive, praktike dhe tërheqëse, si dhe mund të them që kam mësuar shumë dhe nga pjesëtarët e tjerë të grupit. Ambjenti gjithashtu ishte perfekt 😊

Innospace Tirana: Mendimi juaj për kurikulën e programit dhe metodikën trajnimit?

Elda: Mendoj se ishte e organizuar në mënyrën e duhur. Kur flitet për Dizajnin Grafik shpesh mendohet përdorimi i duhur i programeve si Illustrator, Photoshop dhe InDesign etj., duke anashkaluar njohuritë dhe parimet teorike, si dhe procesin krijues që nevojitet gjatë punës. Kurrikula ishte e organizuar në mënyrë të tillë që të prekej si aspekti teorik i Dizajnit Grafik dhe ai praktik. Gjithashtu mu dukën shumë të vlefshme orët ku shpjegohej marrëdhënia klient – dizajner, pasi shpesh profesionistët e lirë gjenden në vështirësi në hapat e tyre të para.

Innospace Tirana: Pjesa pas trajnimit ( ku punoni tani?) a ju ka ndihmuar ky program në rolin që keni aktual?

Elda: Jam duke punuar si Assistant Graphic Designer tek Deloitte që prej një muaji, si dhe në kohën time të lirë krijoj postera apo ilustrime të cilat i shpërndaj në Instagram. Njohuritë që mora nga ky trajnim i përdor në përditshmërinë time.

Innospace Tirana: Plani juaj afatgjatë. Ku e shikoni veten pas 5-10 vjetësh?

Elda: Për momentin nuk kam asnjë plan. Do të doja të vazhdoja të praktikoja Dizajnin Grafik dhe Ilustrimin dhe ndoshta një ditë arrij të ilustroj/dizenjoj një nga kopertinat e revistës The New Yorker.

Innospace Tirana: A do e sygjeronit trajnimin e Dizajnit Grafik në Innospace Tirana Academy?

Elda: Patjetër! Ja sugjeroj kujtdo që është fillestar ose ka disa njohuri bazë dhe dëshiron të mësojë Dizajnin Grafik, pasi përmbledh të gjitha njohuritë që një dizajner ka nevojë në hapat e para, sidomos nëse do ta praktikojë si një profesionist i lirë (freelancer).

Për tu rregjistruar në kursin e rradhës në Grafik Dizajn më 10 Janar 2022, ju lutem klikoni më poshtë: