Archicad / Essential BIM Trainings

Back To All Courses

Archicad / Essential BIM Trainings

  • 20 September, 2021
  • 18:00 - 20:00
image


Rreth kursit

Mësoni të projektoni në Archicad nga niveli i projektit konceptual në BIM pra, si të fillojmë projektimin e ndërtesës apo ndërtesave me MASSING (Vëllime) duke përdorur veglën MORPH për fazën konceptuale të projektit, përdorimi i metodave për kalkulimet e sipërfaqeve Bruto të ndërtesës apo ndërtesave, etj.
Pastaj nga MASSING apo vëllimi i ndërtesës, mësohen metodat më të mira të modelimit të fazës së projektit ideor nga ajo Konceptuale, duke përdorur elementet ndërtimore si Muret, Pllakat, Kulmet, Shtyllat, Trajet, Shkallët, Fasada strukturale, Tereni etj. e deri te prezantimi i projketit, renderat dhe eksportimi në formate të ndryshme si PDF, DWG apo edhe BIMx.

Objektivat e trajnimit

Qëllimi i këtij trajnimi është që të të gjithë pjesëmarrësve t’ju ofrojmë njohuritë e nevojshme për mënyrën më të mirë të mundshme të punës nëpërmjet Archicad Essential BIM Training, në mënyrë që ta ngritni efikasitetin e përgjithshëm të punës me Archicad.
Në këtë trajnim do të mësoni konceptet më të rëndësishme duke filluar me ato elementare e deri në konceptet më të avancuara të projektimit, modelimit dhe prezantimit të projektit në Archicad. Pra, ky trajnim i dedikohet sikurse përdoruesve fillestar të cilët nuk kanë njohuri paraprake në Archicad ashtu edhe për përdoruesit ekzistues që deshirojnë të ngriten në një nivel më të avancuar të punës me Archicad.
Në këtë trajnim përfshihen mënyra të ndryshme të punës si për modelim ashtu edhe për prezantim të projektit, varësisht se në çfarë faze të projektit jemi duke punuar.

Audienca e targetuar

Ky trajnim i dedikohet kryesisht arkitektëve dhe studentëve të arkitekturës, por disa nga temat specifike i dedikohen edhe dizajnerëve të enterierit si dhe inxhinierëve konstruktiv, të cilët dëshirojnë të përfitojnë maksimalisht nga ky trajnim.
Trajnimi i dedikohet sikurse për përdoruesit e ri të Archicad-id ashtu edhe për përdoruesit ekzistues të cilët dëshirojnë të kalojne në një nivel krejt tjetër mbi njohuritë profesionale me Archicad duke mësuar metoda të ndryshme të punës për fazat specifike të projektit.

P.S. Ky trajnim mund të ndiqet si i plotë apo edhe të përzgjedhen temat specifike, ku keni nevojë për avancim të mëtutjeshme të përdorimit të softuerit në veglat specifike apo edhe në mënyrat më të mira të punës në faza të caktuar të projektimit.

Kurrikula

  Kursi Orë
Pjesa 01 INTRO në Archicad 3 orë
Pjesa 02 Projektimi konceptual 3 orë
Pjesa 03 Nga konceptuale në BIM 3 orë
Pjesa 04 Nga 2D në BIM 3 orë
Pjesa 05 Sistemi konstruktiv 3 orë
Pjesa 06 Fasada strukturale, Dritaret dhe Dyert 3 orë
Pjesa 07 Shkallët dhe gardhi 3 orë
Pjesa 08 Kulmet 3 orë
Pjesa 09 Terreni 3 orë
Pjesa 10 Enterier 3 orë
Pjesa 11 Materializimi dhe renderimi 3 orë
Pjesa 12 Prezantimi i projekt dhe BIMx 3 orë

Shkarkoni përmbajtjen e plotë të kursit: kliko këtu

Axhenda

  • Kohëzgjatja: 36 orë
  • 4-5 javë
  • Data e fillimit: 20 September 2021
  • Data e mbarimit: 05 November 2021
  • E hënë, e mërkurë dhe e premte nga ora 18:00-20:00

Çmimi

300€

Afati i aplikimeve

Shtator 18/2021

Register now

Some of Our Partners: